Lista Serbe injoron kryeministrin Mustafa

PUBLIKUAR

Deputetët serbë nuk kanë përfillur kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, që të kthehen në pozitat e tyre të cilat i kanë ngrirë tash sa kohë. Mustafa ka kërkuar që ata të kthehen në institucione dhe të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serbë që të kthehen në Qeveri, por ata ministra ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Përkundër kësaj kërkese, ky subjekt ka heshtur para ftesës së kryeministrit, edhe pse gazeta “Zëri” ka tentuar dy herë radhazi ta kontaktojë përfaqësuesin e këtij subjekti, ky i fundit nuk është përgjigjur.

Ndërkohë, kërkesa e kryeministrit përveçse nuk ka marrë përgjigje nga serbët, ka ngjallur edhe reagime negative në subjektet opozitare të vendit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...