Lista e ngushtë e UEFA-s për lojtarin më të mirë

PUBLIKUAR

UEFA ka publikuar listën e ngushtë prej dhjetë lojtarëve më të mirë në Evropë në edicionin 2014/2015, të cilët konkurrojnë për çmimin e Lojtarit më të mirë në Kontinentin e Vjetër.

Dy finalistët e Ligës së Kampionëve, Barcelona dhe Juventusi, dominojnë me numrin e lojtarëve në këtë listë. Zonja e Vjetër ka pesë përfaqësues, kurse Blaugranët tre sosh.

Te katalunasit është treshja e famshme ‘MSN’, kurse te Bianconerët janë tre mesfushorë, një sulmuesi dhe portieri Gianluigi Buffon.

Real Madridi përfaqësohet me më të mirin që ka, Cristiano Ronaldo, kurse vendin tjetër e plotëson Eden Hazardi i Chelseat.

Gianluigi Buffon (Juventus)
Eden Hazard (Chelsea)
Lionel Messi (Barcelona)
Neymar (Barcelona)
Andrea Pirlo (Juventus)
Paul Pogba (Juventus)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Luis Suarez (Barcelona)
Carlos Tevez (Juventus)
Arturo Vidal (Juventus)

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...