Lirohet nga detyra udhëheqësi i trajnimeve në Burgun e Dubravës, doli pozitiv për COVID-19 javën e kaluar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është liruar nga detyra Udhëheqësi i Trajnimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë, meqenëse i njëjti ka rezultuar pozitiv për COVID-19. I njëjti është vendosur në vetë-karantinë, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër.

“Në funksion të lokalizimit të infeksionit dhe parandalimit të përhapjes së Covid 19 në Qendrën Korrektuese Dubravë menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër. Ndërsa për katër zyrtarë të tjerë, të cilët kane qenë në kontakt me të janë bërë testet dhe katër zyrtarët kanë rezultuar negative”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...