Lirohet nga aktakuza Rrustem Rukolli

PUBLIKUAR

Avokati Tomë Bashi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Prokuroria e EULEX-it ka tërhequr aktakuzën ndaj biznesmenit Rrustem Rukolli.

Rukolli akuzohej bashkë me gazetarin Milaim Zeka për veprën penale “shkelje e fshehtësisë”, gjegjësisht “tentim të pengimit të procedurës zyrtare”.

Ja çfarë ka shkruar avokati Gashi në Facebook:

LIROHET NGA AKTAKUZA Z.RRUSTEM RUKOLLI

Pas hetimeve nga viti 2013, dhe ngritjes së aktakuzës në vitin 2014 për z.Rrustem Rukolli së bashku me z.Miliam Zeken për vepren penale: Shkelejës së fsheftësisë së procedurës, repsektivisht pengimit i të provuarit në procedurë penale, sot z. Rrustem Rukolli është liruar krejtësisht i pafajshëm.

Deri tek lirimi i z. Rukolli ka ardhur pas ballafaqimit të Prokurorit me ekipin mbrojtës të
z. Rrustem Rukollit të përbërë nga Gregor Guy Smith, Colleen Rohan dhe Tomë Gashi.

Faktet e prezantuara nga ekipi mbrojtës detyruan Prokurorin e Eulex-it që të heqë dorë nga akuza ndaj tij.

Provat e prezantuara nga ekipi mbrojtës vërtetuan se z. Rukolli nuk ka qenë i involvuar në rastin e tentimit të ndikimit në dëshmitarë të mbrojtur në rastin e gjykimit të z.Sylejman Selim-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sami Lushtaku –Komandant i Zonës Opertative të Drenicës dhe Komandantëve të tjerë dhe ushtarëve të UÇK-së të njohur si rasti “Drenica”.

Lirimi i z.Rrustem Rukollit nga akuza është një ndihmesë që e njejta të ndodhë edhe me z.Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe të tjerët, sepse në ekipi i njejtë i avokatëve mbrojtës të Sylejman Selimit besojmë që Gjykata e Apelit do të vendos në bazë të fakteve dhe do ta shpallë të pafajshëm atë dhe të gjithë Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së në rastin Drenica.

Kjo landë ndoshta ka qenë një prej arsyjeve të zvarritjes së panevojshme të caktimit të seancës në Gjykatën e Apelit, sipas ankesës së mbrojtjes së z.Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe të tjerëve.
Rasti i z.Sylejman Selimit në Gjykatën e Apelit do të mbahet në muajin Prill të këtij viti.(sic) /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...