Lirohet gjenerali i parë nga 2,839 ushtarakët e arrestuar për grusht shteti

PUBLIKUAR

Gjenerali Ismail Gurgen, Komandanti i Brigadës së Këmbësorisë në provincën e “Çanakkale” është liruar nga paraburgimi të hënën në mbrëmje pas arrestimit për grusht shtet duke u bërë personi i parë që lirohet pas natës së premte.

Së paku 2,839 anëtarë që mendohej se kishin lidhje me tentativën për grusht janë arrestuar duke përfshirë 29 kolonelë dhe mbi 40 gjeneralë.

Gjithashtu Erdogan urdhëroi arrestimin e 2,745 gjyqtarëve dhe prokurorëve që i konsideron si të lidhur me Gulen, sipas tij “koka organizative” për grushtin e dështuar të para disa ditëve.

Si rezultat pati 161 të vranë, përfshirë 41 policë dhe 47 civilë, ndërsa 1.440 të tjerë u plagosën, transmeton syri.

Trupat ushtarake besnike të qeverisë, së bashku me njësitë e policisë dhe miliona qytetarëve Turq, kanë pasur sukses të shtunën në mëngjes në dështimin dhe pengimin e përpjekjes për grusht shteti.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...