Lirohen tre nga të arrestuarit gjatë aksionit të djeshëm të Policisë në veri

PUBLIKUAR

Me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt tre nga tetë personat e arrestuar gjatë aksionit të djeshëm të Drejtorisë së Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Doganës së Kosovës

Policia njofton se pesë të dyshuarit e tjerë për përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra, janë dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovarë janë  dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas policisë, mallrat të cilat u gjetën dhe u sekuestruan gjatë operacionit në shtëpi banimi e lokale, kapin vlerën e qindra mijëra eurove.

Po ashtu në raportin e policisë thuhet se protestuesit të cilët bllokuan rrugën me mjete transportuese, përdorën armë zjarri, granata dore, bombola gazi, shok bomba, duke u shkaktuar lëndime trupore dhjetë zyrtarëve policorë dhe duke dëmtuar disa automjete zyrtare.

Dhjetë të dyshuar të tjerë për kontrabandë me mallra, që u shpallën dje në kërkim, nuk janë kapur ende nga Policia e Kosovës, e cila po vazhdon hetimet për këto raste

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...