Lirohen pronat e uzurpuara në Junik

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Deçan, përmes Drejtorisë dhe Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar planin operativ “Prona”, i cili ka pasur për qellim largimin e uzurpatorëve të pronave nën menaxhimin e AKP-se në Komunën e Junikut.

“Në këtë operacion policor i cili u realizua në bashkëpunim me zyrtar të zyrës rajonale te AKP-se, kanë marr pjesë edhe zyrtar policor të njësiteve të ndryshme policore nga Peja dhe Gjakova”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë këtij operacioni janë vendosur shiritat dhe shenjat zyrtare nga ana e zyrtarëve të AKP-se në katër lokacione ( prona) në Junik si më poshtë: Ngastrës kadastrale 2349 me sipërfaqe 830 m2, ngastrës kadastrale 4502 me sipërfaqe 936 m2, ngastrës kadastrale 4503 me sipërfaqe prej 31.035 m2, ngastrës kadastrale 4748 me sipërfaqe prej 14 ari, ngastrës kadastrale 4707 me sipërfaqe prej 30 ari e 81 m2.

Hetimet e kryera janë bërë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar tre të dyshuar dhe në konsultim me Prokuronin kompetent rasti është dërguar në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Publikohen çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, rritet pak çmimi i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e...

​Tronditëse në Llap, i mituri qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri të premten në Podujevë, por ndodhet...

“Mos u shqetësoni”, Prishtina teston sot alarmin publik

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar qytetarët se sot,...