Lirim Jakupi, ish ushtar i UÇK-së e UÇPMB-së, lirohet nga paraburgimi

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga paraburgimi, për tu zëvendësuar në arrest shtëpiak ish-luftëtarin e UÇK-së dhe UÇPMB-së Lirim Jakupin.

Jakupi ishte i arrestuar në Kosovë që nga janari i vitit 2014, dhe që prej atëherë ishe në paraburgim. Ndërsa kohë më parë Gjykata kishte liruar Jakupin nga tetë pikat e aktakuzës, përfshirë këtu rastin e Shkupit për vrasje dhe posedim armësh, për të cilat nuk janë vërtetuar provat e aktakuzës.

Avokati Ramë Gashi, ka konfirmuar për Indeksonline se klienti i tij Lirim Jakupi që nga ora 16 e ditës së djeshme është liruar në paraburgim me arrest shtëpiak.

“Po është me vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan që masa e paraburgimit të caktohet në arrest shtëpiak për dy muaj dhe më pas pritet të ndodhë rigjykimi për një vepër penale përndryshe ai ka qenë i akuzuar për shumë vepra penale por nga të gjitha të tjerat është i liruar pasi është vërtetuar se është i pafajshëm në ato akuza vetëm për njërën vazhdon të akuzohet por që nga tani e tutje do të jetë në arrest shtëpiak”, ka thënë Gashi, shkruan Indeksonline.

Ndërsa akuza për të cilën vazhdon të akuzohet Jakupi sipas avokatit Gashi, është “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Klienti im është në arrest shtëpiak që nga dita e djeshme, sipas vendimit të cilin unë e kam pranuar përmes adresës elektronike nga Gjykata Themelore në Gjilan”, ka përfunduar Gashi.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...