Lipjani tashmë me shtigje moderne të ecjes

PUBLIKUAR

I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtor dhe zëvendësministrja MAPL-së, Makbule Shkodra dhe qytetarë të tjerë ka bërë përurimin e shtigjeve të ecjes në Lipjan.
Kryetari Ahmeti vlerësoj lartë këtë projekt duke thënë se ky është një projekt modern dhe kjo është vetëm faza parë.
“Do vazhdojmë edhe 2.7 km në fazën e dytë për të krijuar hapësirë dhe mundësi për rekreacion qytetarëve tanë, qytetarët e Lipjanit do të kenë edhe një hapësirë tjetër me kushte shumë të mira për rekreacion dhe ecje.”, shtoi Kryetari Ahmeti.
Pas përurimit, po ashtu është mbajtur edhe vrapimi “Vrapimi i Krushqve”, që është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Gara e promovimit të sportit të atletikës do të bëhet tradicionale për qytetin e Lipjanit, ndër të tjerash fituesit e kësaj gare u shpërblyen me të holla:
Kategoria Meshkuj:
Emin Grajqevci Vendi i parë – 200€
Albin Bytyqi Vendi i dytë – 100€
Jesmir Badtiu Vendi i tretë – 50€
Kategoria Femra:
Albana Gashi Vendi i parë – 200€
Fatime Aliu Vendi i dytë – 100€
Hyra Bytyqi Vendi i tretë – 50€

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...