Lipjani sërish rënditët në zonën e kuqe me rrezikshmëri nga Covid-19

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar ri-kategorizimin e komunave sipas rrezikshmërisë nga COVID-19 dhe masat për këto komuna.

Në zonën e kuqe janë 21 komuna, në zonën e verdhë 10 dhe në zonën e gjelbër 7 komuna, shkruan lajmi.net.

Në zonën e kuqe, kufizimi i lëvizjes fillon nga ora 19:00 deri në 05:00, në zonën e verdhë nga ora 18:00-05:00 dhe në zonën e gjelbër nga 20:00 deri në 05-00.

Ky është njoftimi i plotë:

Në zonën e kuqe janë 21 komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.

Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Suhareka, Shterpca, Klina, Hani i Elezit, Skënderaj, Istogu, Parteshi, Rahoveci, Prizreni dhe Ranilluga.

Në zonën e gjelbër janë 7 komuna: Malisheva, Deçani, Novo-Berda, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë.

Shpjegim:

Zona e kuqe:  Mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00-05:00)

Zona e verdhë: 70-150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 18:00-05:00)

Zona e gjelbër: Deri në 70 të infektuar brenda javës në 100. 000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 20:00-05:00.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...