Lipjani plus 4 raste me Covid-19

PUBLIKUAR

327 TË SHËRUAR DHE 153 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.784 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në

terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Mitrovicës (47 vjeç).

 

Numri total i rasteve pozitive është 106.345 raste nga 552.070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.384 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.758

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 29 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Pejë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...