Lipjani në “Ditët e Biznesit të Vogël”

PUBLIKUAR

Në kuadër të “Ditëve të Biznesit”, të martën u mbajt konferenca informuese me bizneset e Komunës së Lipjanit, organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit- Drejtorinë për Ekonomi dhe Zhvillim. Në konferencë morën pjesë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, drejtori i KIESA-s Besian Mustafa, përfaqësues nga ATK, Dogana e Kosovës, KEDS, përfaqësues të institucioneve komunale si dhe përfaqësues të bizneseve nga Komuna e Lipjanit.
Hapjen e kësaj konference e bëri i pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmet, i cili premtoi përkrahje për bizneset e vogla. Ai me këtë rast, ka thënë se takime si ky i sotmi, është një rast i mirë për mundësinë e komunikimit të ndërsjellë.
“ Unë e çmoj prezencën e ministres së nderuar mes nesh, e cila shpreh përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, por edhe të Komunës së Lipjanit që të jemi sa më afër jush, për të komunikuar dhe bashkëbiseduar së bashku rreth sfidave dhe problemeve aktuale në fushën e të bërit biznes dhe për të parë mundësitë dhe perspektivat e reja që gjenden para nesh”, është shprehur kryetari Ahmeti, duke e bërë të ditur se Komuna e Lipjanit ka hequr taksën që ka qenë ngarkes për bizneset dhe Lipjani nuk ngarkon bizneset me asnjë taks komunale, të gjitha taksat janë nga niveli qendror dhe jo të komunës, njofotn zyra e informimit në Lipjan.
Me stë tjerash Kryetari Ahmeti ka theksuar se Komuna e Lipjanit i mirëpret investirorët duke ju dhënë hapësirë të gjithë bizneseve që dëshirojnë me investu në Lipjan me qëllim të gjenerimit të vendeve të reja të punë, ne deri tash kemi dhëne disa prona në shfrytëzim përmes procedurave ligjore siç është Mabetexi në fshatin Banullë, Alb Tech në zonën e Babushit etj. Po ashtu Komuna e Lipjanit është fazen e fillimit të punimeve në Zonën Ekonomike e tashmë të liçencuar nga MTI në Kërçevë e cila ka 56 hektarë dhe në vitin e ardhshëm kjo zonë do të jetë e gatshme për investitorë”, ka thënë ndërt të tjera Kryetari Ahmeti.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka folur për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar dhe fuqizuar më tej sektorin privat në Kosovë. Ajo potencoi të arriturat e deritanishme dhe foli për hapat konkret që janë ndërmarrë për të institucionalizuar dialogun publiko-privat, njofotn zyra për informim në Lipjan.
“Eliminimi i barrierave tregtare, politikat fiskale, formimi i grupeve punuese për çështje të biznesit, certifikimi i produkteve, janë disa nga aktivitetet e ndërmarra për përmirësimin e ambientit të bërit biznes në Kosovë”, tha ministrja Bajrami. Ajo ritheksoi se qëllimi i pjesëmarrjes në këto konferenca, të cilat janë duke u organizuar në të gjitha rajonet e Kosovës, është informimi dhe bashkëbisedimi me bizneset për t’i dëgjuar sfidat me të cilat ballafaqohen ato.
Ndërkaq bizneset lipjanase, gjatë kësaj konference para ministres Bajrajmi dhe Kryetarit Ahmeti, janë ankuar se po hasin në probleme të shumta me reduktimet e energjisë elektrike.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...