Lipjani mbetet në zonën e verdhë me rrezikshmëri nga Covid-19

PUBLIKUAR

Bazuar në numrin javor të rasteve të SARS-COV 2 në 100.000 banorë, IKSHPK ka bërë sot rangimin e komunave sipas zonave.

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka njoftuar se në zonën e kuqe janë 4 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani.

Në zonën e verdhë janë  9 komuna:  Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi.

Në zonën e gjelbër janë 25 komuna:  Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

Këto janë ndryshimet:

·         Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen.

·         Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën.

·         Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën.

·         Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën.

·         Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën.

·         Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...