Në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit, të martën nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Lipjanit Fitim Selimi, është mbajtur mbledhja e radhës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Me këtë rast, Nënkryetari Selimi, fillimisht ka prezantuar rendin e ditës që ishte propozuar për diskutim në këtë mbledhje, mandej është vazhduar me Raportin mbi gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit.
Toger Metush Jashari, zv Komandant i Stacionit Policor në Lipjan, ka thënë se gjendja e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit është e qetë dhe stabile. Ai po ashtu ka dhënë një raport në mënyrë të detalizuar për periudhën korrik, gusht dhe shtator të vitit 2015.
Po ashtu, Haqif Rrustemi, koordinator i KKSB-së, para të pranishmeve ka paraqitur raportin për gjendjen e sigurisë në aspektin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Ndërsa pas diskutimeve rreth raporteve në këtë takim u dhanë edhe disa rekomandime si: Apeli nga përfaqësuesi i Policisë që numri i tel. 192 është 24 orë në funksion dhe është pa pagesë për të gjithë qytetarët, zgjedhja e çështjes së qeneve endacak, shqyrtimi i çështjes së dheut që po shkaktohet nga punimet që po zhvillohen në autostradën Prishtinë- Shkup etj, ka njoftuar Komuna e Lipjanit.
Lipjani i qetë dhe stabil, shqetësim zgjedhja e çështjes së qeneve endacak
PUBLIKUAR


