Lipjani gati për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë

PUBLIKUAR

Të hënen Republika e Kosovës feston 12 vjetorin e Pavarësisë. Në Komunën e Lipjanit janë paraparë disa aktivitete përgjatë kësaj dite.

Sipas një njoftimi që ka bërë Komuna e Lipjanit, të hënen nga ora 10:00 do të mbahet seancë solemne kushtuar përvjetorit të Pavarësisë, pastaj nga ora 11:00 do të bëhet homazhe pranë shtatorëve, lapidarëve të dëshmorëve dhe martirëve, ndërsa nga ora 15:00 do të mbahet koncert festiv në qendrën kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me drejtoret e drejtorive përkatëse ka takuar drejtorët e shkollave të qytetit në Lipjan.

Ahmeti ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për përgatitjet dhe mbështetjen e nxënëseve për festën e pavarësisë me gardërobë festive dhe pajisje të tjera që janë të nevojshme për organizimin e aktiviteteve.

Aktivitete të tilla kanë filluar ditë më herët në Komunën e Lipjanit kushtuar festës së Pavarësisë.

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...