Lipjani bëhet me kompleks sportiv (VIDEO)

PUBLIKUAR

Sot gjatë mbrëmjes Komuna e Lipjanit në bashkëpunim dhe në bashkëfinancim me Helvetas – Demos ka përuruar një kompleks sportiv afër stadiumit të qytetit me standarde moderne.

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti si dhe përfaqësuesi i Helvetas bën hapjen zyrtare të këtyre fushave sportive.

“Si projekt i tillë, është këtu për të gjithë dashamirët e sportit”, tha Ahmeti ndër tjera.

Bëhet e ditur se Demos ka kontribuar me 138 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër Komuna e Lipjanit.

Pas ceremonisë së hapjes, është zhvilluar një lojë tenisi ndërmjet kryetarit Imri Ahmeti dhe përfaqësuesit të Helvetas–Demos; si dhe një lojë futbolli mes veteranëve të “Ulpianës”| dhe zyrtarëve komunalë. Në parkun e ri mund të luhen dhe lojëra të tjera, si basketboll etj.

Hapësirë kjo e cila ka qenë e pashfrytëzueshme përherë, do të kthehet në shërbim të qytetarëve për aktivitete sportive-rekreative. /LipjaniNews/

Video LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...