Lipjanasit e respektojnë vendimin e Qeverisë (FOTO)

PUBLIKUAR

Pas konfirmimit të 5 rasteve me Coronavirus në Kosovë të gjitha qytetet e Kosovës kanë filluar të marrin masa, në Lipjan po ashtu.

Në Lipjan të mbyllura janë të gjitha kafiterit, restorantet dhe dyqane të ndryshme, kurse njerëzit janë duke qarkulluar në numër shumë të vogël.

Zbatimi i masave parandaluese kundër Covid-19, që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, po mbikëqyren nga autoritetet përkatëse, ndërkohë që është kërkuar edhe bashkëpunimi i qytetarëve .

 

Po ashtu më poshtë sjellim edhe masat që ka marr Komuna e Lipjnit:

– Të procedohet urgjent me masat e dezinfektimit te vendeve publike, shkollave, sallave sportive, bus stacioneve dhe QKMF,QMF dhe AMF, objekteve fetare dhe vendeve tjera publike sipas kerkeses se komisionit.
– Urdhërohen kompanitë e transportit publik per ndermarrjen e masave per dezinfektimin e automjeteve per transport publik.
– QKMF te pajiset me te gjitha mjetet e udhezuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetsisë.
– Ndalohen deri në një vendim-marrje tjeter tubimet publike, si ndeshjet sportive( pa publik), aktivitetet tjera kulturore e sportive.
– Të shpërndahen Udhezimet edhe fizike edhe elektronike në të gjitha rrjetet sociale zyrtare dhe lokale për mbrojtje preventive ndaj Covidit-19.
– Bizneset hoteliere, kafiterit, restorantet, qebaptore, ëmbëltore (të gjitha bizneset e hotelierisë) të kufizohen dhe njoftohen me vendim nga Inspektorati që mund te punojnë deri ne ora 23:00.
– Urdhërohen te gjitha drejtoritë komunale te pezullojnë takimet me palë perveq takimve qe vlersohen te natyres urgjente.
– Urdhërohen drejtoritë përkatëse që të mos lëshojnë leje apo pëlqime për tubime, evenimente apo promovime të tjera publike.
– Ligji i duhanit të respektohet strikt në të gjitha ambienet publike.
– Udherohen të gjitha institucionet publike të pajisen me dezinfektues për duar në hyrje të objekteve publike.
– Urdhërohen te gjitha bizneset te pajisen me dezinfektues per duar ne hyrje te objekteve te biznesit.
– Inspektorati komunal të mbikqyr çmimet në treg të produkteve ushqimore dhe produkteve tjera.
– Kërkohet nga qytetaret ti shmangen tubimeve publike dhe daljeve në ambiente të frekuentura. Pa panikë por me qëllime të masave preventive qytetarët dhe bizneseve të përfillin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetsisë dhe Institutit Kombëtar të shendetsisë.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...