Lipjan Youth Center,në bashkëpunim me OJQ POLIS -Lipjan, dhe Shtime, udhëtim në Bregdetin Shqiptar

PUBLIKUAR

1654385_816345905063609_1055345885639403800_n

 

Lipjan Youth Center (LYC) në bashkëpunim me OJQ POLIS -Lipjan dhe OJQ PPE- Shtime, për nderë të muajit të rinisë organizojnë një udhëtim në Bregdetin Shqiptar për të qëndruar 5 ditë radhazi. Në kuadër të këtij organizimi zhvillohen disa aktivitetet të karakterit sportiv dhe argëtues.
Në këtë organizim mundë të marrin pjesë të gjithë ata të rinj që nga mosha 18 vjeç deri në 35 vjeç, të cilët janë të interesuar.
Ata të rinj të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e këtij organizimi duhet të paguajnë një shumë simbolike 80 euro për person, ku përfshihen shpenzimet e udhëtimit, ushqimit tre herë në ditë, akomodimit në hotel si dhe çadrat në plazhë.
Ata të cilët shprehin interesim që të jenë pjesë e këtij organizimi mundë të lajmërohen në zyret e ndonjërës prej organizatave të lartcekura si dhe në nr. Tel. 044 350 316 për Lipjan, 045 659 892 për Shtime dhe njëkohësisht ta bëjnë pagesën deri më datën 25 Gushtë.
Nisja për në Bregdet bëhet me datën 30 Gusht në ora 4 të mëngjesit nga Zyret e Qendrës së Rinisë në Lipjan. Ndërsa për të rinjtë e Shtimes mundë të presin pran Market ELIAB.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit Ramazan nga Kryetari i KBI-së Zaim Baftiu

Mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit Ramazan nga Kryetari i KBI-së Zaim...

Dhunë në familje në Lipjan

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike...

Ky aktivitet i bërë në Xhaminë në Kraishtë për nder të Pavarsisë thyen rekord të ri, mbledh mbi 270 doza gjak

Komuna e Lipjanit, ka festuar pak më ndryshe, 18 vjetorin e shpalljes së pavarësisë...