Lipjan, Urime të ndryshme për 8 marsin

PUBLIKUAR

Urimi i Komunës së Lipjanit me rastin e 8 marsin, ditës ndërkombëtare të Gruas:

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, duke uruar të gjitha nënat dhe gratë lipjanase ka vlerësuar lartë përkushtimin e saj në proceset e shumta të zhvillimit të vendit.

Të nderuara Nëna, Gra dhe Motra !
Sot me krenari ju urojmë festen tuaj, festen e Nënes- 8 Marsin. Me ketë rast ne shprehim mirënjohjen për përkushtimin dhe sakrificën ndaj familjes në veqanti dhe ndaj shoqërisë në përgjithësi. Gruaja është themel i suksesit të një familje e shendosh dhe e prosperuar.
Ne zotohemi se do ti respektojmë të drejtat e gruas dhe përherë do e vleresojmë kontributin e saj të çmuar në shoqëri.
Urime 8 Marsi- Dita e Juaj !


 

Urimi nga Vlora Limani Hajnuni, Kryesuese e Kuvendit Komunal në Lipjan:

8 marsi njihet si “Dita e Gruas” në të gjithë botën dhe si e tillë edhe sot vazhdon të shënohet në shtete të ndryshme, duke bashkuar grat pa dallim feje, race, kulture, gjuhe apo nacionaliteti në kërkesën e vazhdueshme për të drejta të barabarta në shoqëri dhe respektim të ndërsjellët ndër gjinor. Për çdo 8 mars fëmijët në gjithë botën ju dhurojnë nënave të tyre lule dhe gjera të tjera me vlerë në shenjë respekti për dashurinë dhe sakrificën e tyre për familjen dhe shoqërinë në përgjithësi.
Natyrisht që edhe Kosova si pjesë e Botës demokratike e shënon këtë përvjetor të rëndësishëm për gruan/nënën. Megjithatë Kosova edhe më tutje lë shumë për të dëshiruar sa i përket respektit të barazisë gjinore në familje dhe në shoqëri. Pavarsishtë asaj që Kosova ka një infrastrukturë të mirë ligjore sa i përket barazisë gjinore, sfiduese mbete ende respektimi dhe funksionalizimi i këtyre ligjeve. Nuk mund të mohojmë faktin se ka pas përparim në vitet e fundi, megjithatë ende vazhdon të ekzistojnë “tabu tema” në shoqërinë tonë sa i përket barazisë gjinore. Shembull sot numërojmë shumë pakë femra të cilat e kanë pas guximin të realizojnë të drejtën e tyre në pronë dhe trashëgimi, pak familje kanë kurajë të trajtojnë si të barabartë vajzën dhe djalin në të drejtën pronësore. Ende vazhdojmë të kemi plot raste të ushtrimit të dhunës fizike ndaj gruas, ndërsa pozita e gruas në vendimmarrje dhe politikë lë shumë për të dëshiruar.
Prandaj, ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me shënimin festiv të kësaj date por duhet fuqishëm të angazhohemi në përmirësimin e pozitës sonë në shoqëri. Në fakt shoqëria kosovare është ajo e cila duhet të bëjë përpjekje edhe me tutje në respektimin e barazisë gjinore duke eliminuar nga përditshmëria faktin që grat të trajtohen si kategori e veçantë.
Kështu që gra dhe nëna kosovare le të shënojmë edhe këtë 8 mars me përkushtimin tonë që të eliminojmë dallimet gjinore duke filluar nga familja, sepse bazamenti i një shoqëria të shëndoshë është familja e cila bazë të funksionimit të saj e ka gruan.


Urimi nga Grupi i Grave në Lipjan:

Grupi i Grave në Lipjan iu uron të gjithave grave festën e 8 Marsit, ditën ndërkombëtare të gruas. Shëndet, dashuri dhe mbarësi për të gjitha gratë, të cilat më vullnetin më të madhë punojnë për të ardhmen e shoqërisë tonë. Urime


 

Urimi për 8 mars nga Selvije Halimi, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Komuna e Lipjanit:

Urime 8 Marsi, Dita e Nenes, Dita e Gruas!


SHIKO MË SHUMË

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...

Kjo është sasia e drogës që u kap dje në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka tentuar të ndalojë një veturë të tipit...

Incident në Lipjan: Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga policia

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lipjan, kur Policia e Kosovës...