Lipjan, Torina e Poturovci pa ujë si pasojë e reshjeve

PUBLIKUAR

Lipjan-Për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe rritjes së nivelit të ujërave sipërfaqësore, për të ruajtur stabilimentet elektromakinerike dhe cilësinë e ujit, KUR”Prishtina” sh.a. është detyruar të ndërprejë furnizimin me ujë të pijshëm për këto lokalitete: fshati Miradi në komunën e Fushë Kosovës, fshati Poturovc dhe Torinë në komunën e Lipjanit dhe fshati Caralevë në komunën e Shtimes.
Situatën do e monitorojmë në vazhdimësi dhe në çdo moment të përmirësimit të kushteve atmosferike, ne do ta funksionalizojmë prodhimin e ujit në këto katër fshatra të zonës së shërbimit.
Ndërsa, në pjesët e tjera, gjithçka është në rregull.
Niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci janë ( -1m ) nën kuotën maksimale, derisa furnizimi me ujë të pijshëm është mjaft stabil./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...