Lipjan, sot filluan punën ekzekutivi i ri

PUBLIKUAR

Sot kanë filluar punën ekzekutivi i ri i Komunës së Lipjanit, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dje prezantoi para mediave përbërjen e re të ekzekutivit.

Kryetari  Ahmeti dje njëkohësisht ka felenderuar ekipin e deritanishëm për angazhimin dhe punën e përbashkët që kanë pasur në mandatin që po e lëmë pas.

“Që nga nesër do të vazhdojmë me ekipin e ri qeverisës, ky kabinet është ndërtuar në përbërje të koalicionit me AKR-në, PD- në dhe PAI”, është shprehur dje Kryetari Ahmeti.

Kryetari Ahmeti, pas prezantimit të kabinetit qeverisës tha se ky është ekipi me të cilin do të marrim përgjegjësinë për qeverisjen e ardhshme 4 vjeqare.

Ai po ashtu është shprehur i bindur se me këtë ekip të sapo emëruar do të vazhdojnë me suksese me angazhimin e tyre të përbashkët.

Kreu lipjanas ka falenderuar edhe qytetarët e Komunës së Lipjanit për besimin e dhënë.

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...