Lipjan, sot fillon fushata zgjedhore

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Fushata për zgjedhjet e parakohshme 2021 në Republikën e Kosovës fillon sot zyrtarisht dhe do të vazhdojë deri më 12 shkurt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, ku në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë, transmeton Telegrafi.

Në këto zgjedhje janë 143.006 votues më pak sesa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dhe kjo ka ndodhur pasi që është bërë pastrimi i listave nga personat e vdekur dhe nga ata me dokumente të UNMIK-ut.

Po ashtu partitë polirike edhe në Lipjan do të mbajnë aktivitetet e tyre të parapara, transmeton LipjaniNews.

Në listë janë mbi 102 mijë votues nga diaspora, që janë verifikuar gjatë ditëve të kaluara.

Qytetarët që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 deri më 12 shkurt për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Ndërkaq, identifikimi i personave të cilët janë të infektuar me coronavirus do të fillojë sot më 2 shkurt nga KQZ-ja dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt. KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre.

Për procesin zgjedhor tashmë janë angazhuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prokuroria, Policia e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

KQZ-ja, që është institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës, konsideron se janë arritur kapacitetet e mjaftueshme për ta mbikëqyrur dhe organizuar vetë procesin zgjedhor.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se ky institucion bart barrën kryesore të organizimit të zgjedhjeve.

Daka shtoi  se organizimi i zgjedhjeve nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin ndërinstitucional.

“Jemi të vetëdijshëm që bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për ti shërbyer zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mbahen në përputhje me ligjin dhe  të reagojmë kur cenohet integriteti i zgjedhjeve dhe e drejta e votës”, ka thënë Daka.

Ajo ka shtuar se KQZ është angazhuar vazhdimisht për organizim të zgjedhjeve të besueshme dhe me standard të lartë.

SHIKO MË SHUMË

Përfundon numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Lipjan, ky është rezultati

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka numëruar votat në të gjitha vendvotimet të Komunës së Lipjanit. Vendvotime...

Rezultati i zgjedhjeve nëpër të gjitha komunat e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar rezultatet për mbi 97% të votave nga...

(E përditësuar) Numërohen 710 mijë vota, ky është rezultati

00:50 — KQZ ka numëruar 710 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para...