Duke iu referuar përkeqësimit të motit, të reshurave të shiut dhe mundësiëe së paraqitjeve të ngricave në ditët në vijim, Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me njësitë relevante të saj do të ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor si në aspektin parandalues po ashtu edhe ne ate veprues.
“Ne kemi zhvilluar në vazhdimësi një numër të madh të aktiviteteve ne funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore, duke filluar nga fushatat vetdijsuese përmes spoteve të ndryshme televizive, broshurave, komunikatave, apeleve dhe informacioneve për publikun, me të vetmin qëllim, parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton LipjaniNews.com
“Policia gjithashtu, në mënyrë konsistente ka zhvilluar dhe implementuar plane operative policore konkrete, si dhe ka ndërmarr masat e nevojshme ligjore, duke perëfshirë edhe shqiptimin e gjobave aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me ligjin mbi sigurinë e komunikacionit rrugor.
Policia e Kosoves vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe ti respektojnë rreguallat që dalin nga ligji per komunikacionin rrugor, t’i respektojnë shenjat e trafikut, si dhe të ju pershtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike sidomos në orët e hershme dhe të vona, në mënyrë që të parandalohen aksidentet dhe pasojat e mundshme në njerez”, thuhet më tutje në njoftimin e Policisë./LipjaniNews.com/


