Policia Kosovës ka njoftuar se në Lipjan ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si pasojë e një kablloje të rrymës është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.
Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Rasti vazhdon të hetohet.


