Lipjan, PDK e LDK urojnë qytetaret e Magures për ndërtimin e shkollës “Haradin Bajrami”

PUBLIKUAR

Sot është bërë gurëthemeli për ndërtimin e shkollës fillore në Magurë, Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, tha se objekti i ri shkollor sipas standarteve më moderne dhe me krijimin e kësaj hapësire, po kompletojmë edhe infrastrukturën e nevojshme të këtij regjioni duke i dhënë edhe një pamje më të mirë të cilën e meriton Magurja, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti, ai këtë e ka thënë edhe nëpërmjet një postimi në llogarin e tij në facebook.

Nga ana tjetër, PDK-ja dega në Lipjan përmes një njoftimi ka bërë të ditur se PDK realizon premtimin e dhënë para qytetarëve të Magures me rrethinë për ndërtimin e shkolles moderne “Haradin Bajrami”.

Postimi i plotë nga Kryetari Komunes Lipjanit Imri Ahmeti…

Fillojnë punimet për shkollën e re në Magure

Bashkë me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, Ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagćilar dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës Naser Osmani dhe Selvije Halimi, kemi vendosur gurëthemelin për ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Hajredin Bajrami”, në Magurë.

Sot vendosëm gurëthemelin për ndërtimin e një objektit të ri shkollor sipas standarteve më moderne dhe me krijimin e kësaj hapësire ne po kompletojmë edhe infrastrukturën e nevojshme të këtij regjioni duke i dhënë edhe një pamje më të mirë të cilën e meriton Magurja.

Ky projekt ishte edhe objektivë e përbashkët e qeverisjes lokale me atë qendrore.

Urime gjithë qytetarëve të Magurës.

Komunikata e plotë nga PDK-ja dega në Lipjan…

PDK realizon premtimin e dhënë para qytetarëve të Magures me rrethinë për ndërtimin e shkolles moderne “Haradin Bajrami” .

Sot, ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, z.Arsim Bajrami i shoqëruar nga deputejta e Kuvendit të Kosovës znj.Selvije Halimi, strukturat e degës së PDK-së, si dhe në parninë e një numri të madh qytetarësh, bënë vënien e gurthemelit për ndërtimin e shkollës me standartet më moderne në Magure.

Urojmë qytetarët, prinëdrit si dhe ata që më së shumti i’u gëzuan, nxënësit e Magurës dhe fshatrave përrreth. Ne e mbajmë premtimin ! Sektori për informim. 18.11.2016. Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...