Lipjan, Numri i armbajtës tek qytetares lipjanas në rënie e sipër

PUBLIKUAR

KKSB- i përbërë nga përfaqësues të RAE nga Magura, bashkësive fetare, të bizneseve, policisë lokale, përfaqësuesve të komuniteteve kroate në Janjevë, përfaqësuesve të komunitetit turk ,  sot ka mbajtur  mbledhjen e shtatë me radhë, nën kryesimin e kryetarit të komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti.

Përveç pikave të tjera të rendit të ditës, KKSB me theks të veçantë ka diskutuar , për pikën e tretë me radhë- “ Raporti për gjendjen e sigurisë në  territorin e Komunës së Lipjanit ( PK, DMSh)

Metush Jashari zv. komandat në stacionin policor të Lipjanit, ka thënë se gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit gjatë tre muajve  nuk tregon ndonjë shqetësim,  duke theksuar se edhe numri i armbajtës tek qytetares lipjanas është në rënie e sipër. Gjithashtu z. Jashari, në këtë takim ka dhënë edhe raportin e detalizuar për 3 mujor shin e parë të këtij viti.

Ndërsa diskutuesit dhanë raportimet dhe rekomandimet e veta përgjatë kësaj periudhe raportuese. Ndër të tjerash në këtë takim  anëtarët e KKSB-së ,thanë se detyrë permanente është  zgjidhja e problemeve, parandalimi i dukurive  negative e sidomos theks të veçantë i dhanë vjedhjeve që po ndodhin në fshatrat e komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...