Lipjan, në mesnatë fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

PUBLIKUAR

Sot në mesnatë, (data 21 shtator) fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet komunale që do të mbahen me 22 tetor.

Partitë politike në Lipjan kanë shfrytëzuar të drejtën ti paraqesin tubimet e tyre politike në KKZ, këtë e ka konfirmuar edhe Hamzë Kadriu, kryesues i Komisionit Komunal Zgjedhor Lipjan.

Ai dje ka thënë për LipjaniNews se, “Jemi duke bërë sistemimin e komisioneve të partive politike, ndërsa fushata zgjedhore zyrtarisht fillon me datën 21 tetor, disa subjekte politike i kanë paraqitur tubimet e tyre”, ka thënë Kadriu ndër të tjerash.

Gjatë 30 ditëve të ardhshme Partitë Politke do të mund të prezantojnë programet e tyre para elektoratit dhe të arsyetojnë përse e kërkojnë besimin e qytetarëve.

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...