Lipjan, mot me diell ditën e zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Të dielën e kësaj jave mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

E duket se ditën kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit, në Kosovë do të mbretërojë mot me diell, njofton Klan Kosova.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës duke theksuar se gjatë dy ditëve të fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, me temperatura maksimale ndërmjet  20-23 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius derisa do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Reshjet parashihen të vijnë gjatë orëve të para të ditës së hënë, kurse në veriperëndim të vendit ka mundësi që këto reshje të vijnë në orët e vona të ditës së diele.

 

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...