Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Banullë të Lipjanit, Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar punetor sigurimi në nje kompani, pasi që gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit Ekol Special-99 me një karikator dhe gjashtë copë fishek cal-7.65 mm dhe 15 bidon të mbushur me naftë në peshë totale rreth 230 litra pa dokumentacion përkatës. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.


