Lipjan, ja vështirësitë QKMF-së gjatë muajit nëntor

PUBLIKUAR

Drejtoria Shëndetësisë në Lipjan në raportin për muajin nëntor ka bërë të ditur se si vështirësi gjatë këtij muaji ishte menaxhimi i mbeturinave dhe furnizimi me insuline, dhe furnizimi i pamjaftueshëm me material mjekësor, transmeton LipjaniNews.com

“Vështirësitë Menaxhimi i mbeturinave Furnizimi me insuline ka qenë i pamjaftueshëm dhe me filma të rëntgenit nuk jemi furnizuar fare nga MSH, furnizimi sipas raportit të shefit të barnatores ka qenë i dobët pasi ka pas regjistrim në depon qendrore dhe ne nuk jemi furnizuar në orarin e rregullt”, kështu thuhet në raportin e Drejtorisë së Shëndetësisë në Lipjan.

Po ashtu bëhet e ditur se, “Po ashtu edhe me mbetjet mjekësore nuk jemi duke pas kontratë asgjësimi me asnjë kompani të licencuar. Nevoja për renovimin e objektit të QKMF-së dhe blerja e pajisjeve të reja mjekësore, buxhet i pa mjaftueshëm për furnizim të mjaftueshëm në bazë të kërkesave të pacienteve, si dhe ripërtëritjes së aparaturave”.

“ Furnizimi i pamjaftueshëm me material mjekësor dhe barna nga MSH sidomos me Insuline, e po ashtu edhe në furnizimin nga operatori i kontraktuar për furnizim me material mjekësor, si dhe ai laboratorik”, thuhet në një pjesë të këtij raporti./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...