Faton Krasniqit ia kishin vjedhur kamionin më 6 shtator, por pas dy ditësh kamioni iu kthye në shtëpi, falë një grupi në Facebook “Merakli t’kerreve”, njofton Klan Kosova.
Rasti i Krasniqit nuk është i vetmi. Sipas tij, nga grupi Marakli t’kerreve, vetëm këtë verë janë gjetur 5 vetura të vjedhura.
Kushtrim Kadriu, njëri nga administratorët e grupit me rreth 23 mijë anëtarë, ka treguar se krejt kjo u arrit pasi që ata nuk janë vetëm anëtarë, por edhe shoqëri.
Kronikë nga Halil Berisha


