Lipjan, dy persona humbin jetën në aksidente trafiku

PUBLIKUAR

timthumbDy persona nga Lipjani kanë ndërruar jetë, pas plagëve që kanë marrë nga aksidente të ndara në komunikacion.

Në fshatin Hallaq i Madh, të premten, një burrë shqiptar derisa drejtonte veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima derisa ishte në tretman mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njofton Policia e Kosovës.

Po në QKUK, të premten ka ndërruar jetë një tjetër person nga Lipjani, që po trajtohej aty nga plagë që kishte marrë një ditë më parë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari për shkaktimin e këtij aksidenti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...