Komuna Lipjanit, respektivisht Drejtoria e Arsimit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim (QSHHZH), njofton Komuna
Qëllimi i marrëveshjes është përmirësimi i programit të zhvillimit të fëmijërisë së hershme (mosha 3-6 vjeç), arsim gjithëpërfshirës dhe mbrojtje të fëmijëve si dhe ngritje të kapaciteteve të prindërve, edukatorëve, mësimdhënësve, zyrtarëve dhe akterëve të tjerë që punojnë në fushën e kujdesit dhe edukimit të fëmijërisë së hershme.
Ky projekt implementohet nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim (QSHHZH) bashkëfinancuar nga UNICEF-i me Komunën e Lipjanit.




