Sot, Associacioni i të Rinjve për të drejtat e njeriut YAHR organizoi një tryezë me temë: “E drejta për organizim sindikal në sektorin privat”. Qëllimi i këtij takimi ishte që të bashkë bisedohej me bizneset private që veprojnë në Komunën e Lipjanit për respektimin e ligjit për organizim sindikal dhe mundësimin e organizimit të punëtorëve në shoqata sindikale në Komunën e Lipjanit. Të ftuar në këtë takim ishin inspektori komunal i punës, përfaqësues të ndryshëm të bizneseve private dhe shoqëria civile, por çuditërisht kësaj ftese i janë përgjigjur vetëm nga bizneset private kompania Dino, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikata e KEDS-it dega në Lipjan, ajo e minatorëve të minierës së magnezitit Golesh dhe inspektori i punës për Komunën e Lipjanit. Mos pjesëmarrja e bizneseve private në këtë tryezë e len që të nënkuptohet se shkeljet më të mëdha e të drejtave të punëtoreve bëhen nga sektori i bizneseve private dhe mos gatishmëria që të merr pjesë theksoi Bekim Krasniqi nga Organizata YAHR. Vildane Osmani paraqiti një përshkrim lidhur më mundësit që i lejon ligji për organizimi sindikal në sektorin privat i miratuar nga ana e Kuvendit të republikës së Kosovës të vitit 2011 dhe ai theksoi se: “ Në Komunën e Lipjanit nuk ekziston asnjë sindikatë të punëtorëve në sektorin privat përveç sindikatës të trashëguar nga sektori publik i KEK-ut e tash KEDS-i dhe ne si shoqëri civile duhet që të bëjmë më shumë në nxitjen e punëtoreve për të vetëdijesuar që të organizohen në forma të shoqatave sindikale për mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve”. Inspektori i punës Hanifi Reçica theksoi se nga një shkurti i këtij viti ministria e ka hartuar dhe ka shpërndarë një njoftim dhe një formular për plotësim për bizneset me 78 pika ku ndërto edhe organizimi sindikal , ku nga 150 ndërmarrje private në Komunën e Lipjanit figuron se në këto ndërmarrje nuk ka organizim sindikal”. Përfaqësuesi i sindikatës së minierës së magnezitit në Golesh dhe sindikatës së punëtoreve të KEDS-it në Lipjan folën lidhur me shkeljet e te drejtave te punëtoreve që po ndodhin dhe nuk ekziston një guxim tek punëtorët për denoncimin e këtyre rasteve për shkak se janë të kanosur nga punëdhënësi për largim nga puna. Në fund të këtij takim u dolën edhe me rekomandim për institucionet dhe shoqërinë civile: Inkurajimi i punëtorëve në sektorin e bizneseve private për organizimi sindikal, Inkurajimi i punëtoreve për denoncim të shkeljeve të drejtave të punëtoreve tek inspektori i punës, Vetëdijesimi i punëtoreve në sektorin e bizneseve private mbi shfrytëzimin e drejtave të tyre të përcaktuara me ligj, Informimi i punëtoreve në sektorin e bizneseve private mbi ligjin e organizimit sindikal dhe të ligjit të punës, Rritja e numrit të inspektoreve të punës në Komunën e Lipjanit.


