Lipjan, brenda javës testohen 297 qytetarë, 131 prej tyre kanë rezultuar pozitiv

PUBLIKUAR

Deri më tani, në Lipjan janë shënuar 1255 raste me Covid-19. Sipas Drejtoreshës së Shëndetësisë në Lipjan, Merita Bytyqi, ka treguar se nga e hëna e deri më sot janë testuar 297 qytetarë, 131 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, 116 të shëruar ndërsa 5 janë të hospitalizuar, transmeton LipjaniNews.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Edhe kjo javë shënoi rritje të rasteve pozitive të qytetarëve tanë në Covid 19. Gjatë gjithë javës, nga e hëna e deri më sot kemi këtë rezultat nga Instituti: nga 297 qytetarë të testuar, 131 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, 116 të shëruar ndërsa 5 janë të hospitalizuar gjatë javës!
Numri total I të infektuarëve që nga fillimi I Pandemisë ka arritur 1255 deri më tani, ndërsa I të shēruarëve 822!
Ende kemi numër të madh të rasteve aktive dhe kjo është arsyeja pse ende jemi në zonën e kuqe!
Duke shpresuar dhe duke besuar të dalim nga kjo zonë ju lus në ndihmën tuaj:
#higjienë personale
Shërim të shpejt gjithë të infektuarëve,
Me respekt
Dr. Merita
DSHPS

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...