Lipjan, brenda javës nga 100 qytetarë të testuar 27 rezultojnë pozitiv

PUBLIKUAR

Drejtoresha Shëndetësisë nëKomunën e Lipjanit, Merita Bytyqi ka konfirmuar se brenda javës në Lipjan nga 100 qytetarë të testuar në Covid 19, vetëm 27 raste kanë rezultuar pozitiv, transmeton LipjaniNews.
“Duke shpresuar që lakorja të vazhdon të bie edhe në ditët në vazhdim dhe të kalojmë në zonën e gjelbërt, vazhdojmë gjithmonë duke respektuar masat”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë nga Dr. Bytyqi:
Po vazhdon mbarë..
Gjatë kësaj jave (e hënë – e premte) nga 100 qytetarë të testuar në Covid 19, vetëm 27 raste pozitive, ndërsa 56 të shëruar!
Duke falenderuar këtj trendi, Lipjani del nga zona e kuqe për këtë javë dhe kalon në zonën e verdhë, gjithnjë me vendim të MSH dhe të ministrit Zemaj!
Ky është edhe kontributi i tyre sigurisht!
Duke shpresuar që lakorja të vazhdon të bie edhe në ditët në vazhdim dhe të kalojmë në zonën e gjelbërt, vazhdojmë gjithmonë duke respektuar masat:
#maskë mbrojtëse
#higjienë personale
#distancë sociale
Me respekt,
Dr. Merita Bytyqi
Drejtoreshë e DSHPS së
Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...