Lipjan, asambleistët e LDK-së votuan kundër ndërsa ata të PDK-së abstenuan për marrëveshjeve me Serbinë dhe Demarkacionit me Malin e Zi

PUBLIKUAR

Asamblistët e AAK-së në seancën e funti të kuvendit Komunal në Lipjan kishin kërkuar që si pikë e rendit të ditës të futet pika e cila parasheh miratimin e një Deklarate në Kundërshtim të Marrëveshjeve me Serbinë dhe Demarkacionit me Malin e Zi, por kjo nuk u arrit.

“Nga zhvillimet e djeshme në seancën e Kuvendit Komunal të Lipjanit
Iniciativa e përbashkët e Grupit të Asambleistëve të AAK-së dhe VV-së në Kuvendin Komunal të Lipjanit, për të futur në rend dite pikën e cila parasheh miratimin e një Deklarate në Kundërshtim të Marrëveshjeve me Serbinë dhe Demarkacionit me Malin e Zi, të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës , nuk ka ka kaluar në Seancën e fundit të Kuvendit. Pro kësaj pike ishin 5 asambleistët e AAK-së, asambleisti i Vetëvendosjes dhe një asambleist nga LDK-ja.”, thuhet në njoftim nga AAK-Lipjan.

Asambleistët e LDK-së votuan kundër ndërsa ata të PDK-së abstenuan.
Grupi i Asambleistëve të AAK-së në Lipjan mbetët i përkushtuar në punën e tij në të mirë të qytetarëve të Lipjanit, njëherit kundërshton fuqishëm çdo marrëveshje e cila cënon integritetin kushtetues dhe territorial të vendit, transmeton LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...