Lipjan: 20 të vdekur nga Covid-19, që nga fillimi pandemisë

PUBLIKUAR

Në Komunën e Lipjanit, tashmë janë shënuar 20 vdekje nga covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani janë 554 raste të prekur me Covid-19, kështu ka bërë të ditur Drejtoresha Shëndetësisë në Lipjan, Dr.Merita Bytyqi.

Më poshtë gjeni postimin e plotë nga Drejtoresha Bytyqi:

Të nderuar qytetarë,

Si çdo fundjavë po ju njohtoj me numrin e rasteve pozitive në Covid-19.
Edhe sot nga Instituti morem të dhëna aspak të mira, sigurisht që e kemi parasysh edhe numrin e testimeve e që vërtet është bukur i madh, por edhe numri I rasteve pozitive dhe I atyre që humbën betejën është I madh gjithashtu!
Sot në nivel vendi nga 1794 testime, 730 raste rezultuan pozitiv, ndërkohë edhe 11 raste të vdekjes dhe vetëm 75 janë të shëruar!
Gjithashtu numri i rasteve pozitive është rritur edhe në Komunën tonë!

Gjatë kësaj jave kemi këtë statistikë:
– 76 raste të reja pozitive në Covid-19,
– 139 testime dhe
– vetëm 5 të shëruar

Që nga fillimi i Pandemisë deri më sot në Komunën tonë, numri I përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 554, numri I të shëruarëve deri më tani është 375!
Dhe numri I rasteve që kanë humbur betejën është mbi 20!

Përgjegjësia është mbi Ne gjithnjë!

Prandaj, gjithnjë :

#maskë
#distancë
#higjienë personale!

Me respekt,
Dr. Merita
Drejtoreshë e DSHPS-së
Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...