Lionel Messi në detyrë, e do ish yllin e Realit në Barcelonë

PUBLIKUAR

Leo Messi është duke punuar shumë për të sjell sot (e enjte) në Barcelonë shokun e tij të ngushtë, Angel di Marian.

Barcelona ka shtruar këtë javë dy oferta, 25 milionë dhe 30 milionë euro, për anësorin e PSG-së, i cili dëshiron të realizohet ky transferim, transmeton portali arbresh.info.

Paris Saint Germain dëshiron të shes futbollistin, por kërkon nga Barcelona të përmirësojë ofertën e tyre të fundit.

Di Maria dëshiron t'i bashkohet Lionel Messit në Camp Nou

Di Maria dëshiron t’i bashkohet Lionel Messit në Camp Nou

‘Diario Gol’ raporton që Messi është gjithashtu duke punuar për të sjell Di Marian në Barcelonë dhe tashmë ka identifikuar shtëpitë në dispozicion që bashkëlojtari i tij argjentinas mund të konsiderojë.

Messi i ka thënë Di Marias t’i bashkohet atij në Castelldefels, ku qëndron Luis Suarez gjithashtu.

Barcelona do të përpiqet të sigurojë këtë mëngjes një marrëveshje me ish futbollistin e Real Madridit./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...