Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, beson se partneri i tij në sulm, Lionel Messi, meriton më shumë tituj se që ka në Ligën e Kampionëve.
Barcelona është e vendosur ta fitojë edhe një titull tjetër në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi ka qenë dëshmitare e triumfit të rivalit të vet, Real Madridit, në tri sezonet e fundit rresht në këtë garë prestigjioze evropiane, transmeton Express.
Por, sulmuesi uruguaian beson se Messi është dashur të fitonte më shumë se katër medalje në Ligën e Kampionëve.
“Liga e Kampionëve është garë që të karakterizon, sepse lojtarët dhe ekipet më të mira të Evropës luajnë aty”, tha Suarez.
“Natyrisht se të zemëron kur rivali yt i fiton tre tituj radhazi në Ligën e Kampionëve, sepse është historike. Kjo na e shton dëshirën për t’i ndryshuar gjërat plotësisht. Messi, si lojtar, meriton më shumë tituj se që ka në Ligën e Kampionëve”, tha ai. /Express/


