Lineker: Ramos lojtar i madh, por shumë teveqel

PUBLIKUAR

Gary Lineker, ish-sulmuesi i Barcelonës, dhe aktualisht prezantues i sportit, e ka kritikuar ashpër Sergio Ramosin për komentet e tij të fundit në lidhje me lëndimin e Mohamed Salahut në finale të Ligës së Kampionëve.

I akuzuar se me qëllim e lëndoi anësorin e Liverpoolit në një ndërhyrje që e detyrojë atë ta larë fushën para kohe, Ramos së fundmi tha se ishte Salah ai që e nisi përleshjen dhe se egjiptiani ka mundur ta vazhdonte ndeshjen sikur të merrte injeksion për parandalimin e dhimbjes, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kjo nuk i ka pëlqyer Linekerit, i cili edhe pse e pranon se çdo klub do ta dëshironte në skuadër një lojtar si Ramos, e quajti teveqel mbrojtësin spanjoll.

“Ramos është lojtar i madh dhe çdo ekip i botës do ta dëshironte, por ai është edhe teveqel që meriton çmim, po ashtu”, shkroi ish-sulmuesi i Anglisë në Twitter. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...