Në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit asambleistja Linda Shahini, ka kërkuar nga ekzekutivi i Komunës të risjell sa më shpejt përseri në Kuvend vendimin për ndarjen e banesave kolektive.
Linda Shahini ka theksuar se është nevojë urgjente, që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, sepse ka shumë familje që janë duke jetuar në kushte të rënda dhe kanë nevojë të strehohen urgjent në ato banesa.
Ajo gjithashtu theksoi, se Kuvendi duhet të aprovojë sa më parë atë vendim dhe se është detyrë e Kuvendit bashkë me ekzekutivin, përmes vendimeve të tyre, të përmisojnë mirëqenjen e qytetarëve.
Vlen të theksohet, se muaj më parë ekzekutivi kishte sjellë në Kuvend për miratim, vendimin për ndarjen e banesave kolektive, por përshkak të mosvotimit nga ana e opozitës së atëhershme, vendimi nuk ishte aprovur./Botapress./


