Linda Shahini, një ndër femrat më të suksesshme në vend, përseri kandidate për Asamble të Lipjanit

PUBLIKUAR

Linda Shahini një ndër femrat më të suksesshme në Kosovë, është përseri kandidate për Asamblen Komunale të Lipjanit.  Ajo është kandidate nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe mbanë numrin nëntë. Gjatë mandatit të parë si asambleiste, ajo ishte një ndër femrat më të reja në Kuvend dhe përgjatë këtyre katër viteve njihet për aktivitëtet dhe projektet e shumta që ka realizuar me sukses, për të ndihmuar qytetarët e Lipjanit dhe Kosovës në përgjithësi.  Vlen të theksohet se me iniciativë të Linda Shahinit, të gjitha Nënat vetëushqyese (kryefamiljare) u liruan nga pagesa për fëmijet që dergojnë në çerdhe publike.

Gjithashtu, Linda Shahini është pjesë e iniciativës “Rritushnetshëm” që ka për qëllim ndalimin e shitjes së pijëve energjike për fëmijet e moshës nën 18 vjet.  Poashtu ajo është nismëtare e fushatës vetëdijsuese, për mbrojtjen e grave nga kanceri i gjirit që realizohet çdo vit nëpër fshatrat e Komunës së Lipjanit.

Për gjithë punën e saj të palodhshme, të realizuar me sukses, ditë më parë USAID nga Departamenti Amerikan vlerësoi Linda Shahinin, si një ndër femrat më të suksesshme në Kosovë

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...