Linda Shahini kërkon të inspektohen marketet, sepse po manipulojnë me çmime dhe afate të produkteve

PUBLIKUAR

Asambleistja Linda Shahini në mbledhjen e radhës të Kuvendit ka kërkuar nga inpektoriati i Komunës që të bëj kontroll më të rrepët nëpër të gjitha marketet e Komunës e Lipjanit.
Ajo ka theksuar se në marketet që funksionojnë në Komunën e Lipjanit, manipulohet me çmime dhe afate të produktëve, posaqërisht në festat e fundit vitit, ku numri i konsumatorëve është në rritje e sipër.

Andaj edhe manipulimet e tyre në afatet e produkteve, sidomos atyre ushqimore janë të mëdha, duke mos përjashtuar as kamuflimin e çmimeve. Kështu asambleistja Linda Shahini, kërkon nga inspektoriati që të shpeshtohen kontrollet nëpër markete dhe të rritet vetëdijesimi i qytetarëve.

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...