Uindi Haxhia është një prej vajzave më të përfolura në rrjetet sociale, pasi ngjall gjithnjë polemika me postimet po me përshkrimet e fotove që publikon.
Nga ana tjetër është edhe Linda Rei një prej vajzave më të komentuara për tipin e saj moskokëçarës.
Ato janë mikesha dhe shpesh ngacmohen me komente në rrjetet sociale. Linda ka publikuar një foto në Instastory ku shkruan se djali me ngjyrë është i dashuri i motrës së Encës.
Ajo shkruan në postim: “I dashuri i Uindit kur shkon te takojë fëmijën e vetë që Uindi thotë e ka me 50 cent”.
Me sa duket artistja e makijazhit i referohet një fotoje ku Uindi shfaqej me një bebe kukull dhe shkruante se ishte fëmija i 50 Cent.





