Linda Halimi flet për operacionin e kryer në vithe: Tri ditët e para ishin të vështira, i gjithë trupi në fasha

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, sivjet iu nënshtrua një ndërhyrje estetke të quajtur BBL.

Kjo ndërhyrje konsiston në heqjen e dhjamit të pastër nga zona e barkut dhe transferimin e tij në vithe.

Ndërhyrja e realizuar muaj më parë ka shkuar me sukses, teksa në një intervistë për “Prive”, ka treguar detaje nga ky operacion.

Halimi bëri të ditur se tri ditët e para ishin më të rënda, pasi ishte detyruar të qëndronte tërësisht e fashuar.

“Kam kaluar shumë mirë dhe nuk kam pasur asnjë dhimbje gjatë operacionit, mirëpo me qenë sa më e sinqertë dhe sa më e hapur, tri ditët e para e kam pasur shumë vështirë sepse kam qenë me fasha në të gjithë trupin”, ka thënë Linda.

 

Këngëtarja e hitit “Pa t’pa” vuri gjithashtu në dukje se vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj palestrës dhe me krenari tregon linjat e saj të trupit, të arritura si rezultat i përkushtimit të saj.

Linda përndryshe shquhet si një prej këngëtareve e cla ka bërë një ndryshim drastik në trupin e saj, duke hequr kilogramët e tepërt dhe ndryshuar tërësisht vijën e saj trupore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...