Linda flet për skenat ‘e nxehta’ në klipin e ri: Ja sa herë është përsëritur puthja

PUBLIKUAR

Videoklipi i fundit i këngëtares shqiptare Linda Halimi bëri shumë bujë në media.

Skenat e ‘nxehta’ që shfaqnin këngëtaren duke shkëmbyer puthje me një vajzë u komentuan pafund. Ndërsa vetë Linda pranoi se kjo këngë ishte një eksperiment. Në një intervistë për ‘Wake Up’, Linda ka folur për detajet e klipit.


“Unë jam person shumë i rezervuar. Gjërat intime i kam ruajtur për në dhomën e gjumit. Skena ka qenë shumë e sikletshme sepse ne duhet të silleshim sikur ishim vetëm, ndërsa pas kamerës ishin pesë persona të ndriçimit dhe grimierë, pra të gjithë ata që po punonin me ne. Na u desh ta përsërisnim puthjen gjashtë herë. I vetmi problem dhe dallim ishte buzëkuqi. Ngaqë i kishim të dyja buzët e lyera, sa herë na duhej të përsërisnim puthjen, duhet të lanim dhëmbët dhe të lyenim buzët sërish”,-ka shpjeguar Linda. Më tej këngëtarja zbuloi se ideja për atë skenë ishte e regjisorit të klipit dhe kjo zgjedhje nuk ishte frymëzuar nga kënga e Rita Orës, siç është përfolur së fundmi./revistawho.com

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...