Limani Hanuni: Mbroj zërin e qytetarëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Përfaqësimi i femrave në institucionet e vendimarrjes dhe në poste të larta politike në Kosovë nuk është për tu lavdëruar. Ato janë pak dhe shpesh herë ballafaqohen me sfida shumë më të mëdha sesa kolegët e tyre meshkuj.

Vlora Limani Hajnuni është dora e fortë e Kuvendit Komunal në Lipjan. Ajo është njëra nga vetëm disa kryetare të Kuvendeve Komunale në Kosovë. Vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ngulë këmbë se në postin që është ajo në epiqendër të punës së saj ka qytetarin, pavarësisht se cilave ngjyrime politike, etnike apo fetare i takon ai.

Kryetarja e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, njëherësh ligjëruesja në Kolegjin ‘Pjetër Budi’ në Prishtinë flet për aktualitetet kosovare dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet ajo, si politikane, si drejtuese e një asambleje por edhe si femër.

Zonja Limani, jeni ndër femrat më active në Komunën e Lipjanit ku aktualisht mbani edhe postin e të parës së Asamblesë. Po e fillojmë nga perspektivat gjinore. Si femër, a është e vështirë të drejtohet një institucion kaq I rëndësishëm si Asambleja? (a ka pasur raste që të shpenzoni energji në mbrojtje nga stereotipet gjinore, pra si I menaxhoni ato)

Fillimisht më lejoni t’ju faleminderoi juve për mundësinë e krijuar që përmes kësaj interviste të jem prezentë në infoglobi.
Deri tani po thuajse në të gjitha komunat në nivel vendi,edhe në Lipjan ka qenë i pjekur një far lloj i mentalitet politik ku të gjitha pozicionet e larat politike dhe menagjeriale në nivelin e qeverisjes lokale “duhet” të udhqieshin nga meshkujt. Është rasti i parë në Lipjan që një femër vije në krye të Kuvendit Komunal, institucion ky i cili në bazë të ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, konsiderohet si organi më i lart legjislativ në Komunë. Kur krejt kësaj ja shtojmë steriotipet e ndryshme për gruan politikane dhe aftësitë e saja menagjuese, them se po është pak sa e vështirë marrja me politikë dhe drejtimi i një institucioni publikë siç është Kuvendi Komunal nga një femër. Me gjithë atë një situatë e tillë konsideroj që është e menagjueshme, por vetëm se duhet vullnet në punë, angazhim dhe mbi të gjitha duhet vendosmëri dhe guxim politik që gjërat të shkojnë ashtu siç janë planifikuar, pastaj këto paragjykimet ose steriotipet e ndryshme për femrën politikane gradualisht rrënohen dhe hiqen nga mendja e njerëzve. Natyrisht qe për të arritur një sukses të tillë të duhet energji shtesë. E thash sukses sepse definitivishtë është sukses në vete po të arrish të thyesh paragjykimet e njerëzve në aspektin gjinor.

Nëse 10 është nota më e lartë e 1 është më e dobëta, ku do ta reshtonin punën e Asamblesë komunale. A ka qenë sa duhet ajo në shërbim të qytetarit?

Në fakt nëse një institucion në nivel lokal do të duhet të cilësohet si zë i qytetarëve dhe interesave të tyre, konsideroj që ai institucion është pikërisht Kuvendi. Këtë e them sepse aty kemi një diversitet të përfaqësimit politik të qytetareve. Kemi anëtar të Kuvendit nga fshatra të ndryshme të Komunës të cilët do të duhet të përfaqësojnë qytetarin dhe interesin e tyre gjatë hartimit të akteve të ndryshme ligjore në nivel Komune. Se sa kemi arrit të jemi në shërbim të qytetarëv, mbetet të flasin raportet e organizatave të ndryshme të cila monitorojnë punë e këtij Institucioni.
Por megjithatë dua të theksoj që të gjitha vendimet të cilat nxirren në Kuvendin Komunal, nxirren me qëllimin më të mirë, në dobi të qytetarëve. Natyrisht si propozim vendime në Kuvend vinë nga ekzekutivi, gjegjësisht kryetari i Komunës, pastaj aty është mundësia e diskutimit, plotësimit, ndryshimit dhe në fund miratimit ose jo të një akti ligjor të caktuar. Ajo që është e rëndësishme dhe që dua ta theksoj është se për herë të parë pas shumë vitesh, Kuvendi merr pjesë edhe në planifikimin e projekt buxhetit, duke organizuar takime publike me qytetarë, në mënyrë që buxheti i cili miratohet pastaj në Kuvend, të jetë buxhet i cili reflekton nevojat e banorëve të Lipjanit. Por natyrisht gjithherë duhet jemi real që nuk mund të arrihet gjithçka brenda një viti dhe sidomos kur kemi parasysh gjendjen e rënd financiare (borxhet e tubuara) të cilën Lipjani e ka pas në 2014 dhe ndoshta do të vazhdoj edhe të paktën deri në gjysmën e këtij viti.

 Po gabime, a ka pasur, ku dhe pse?

Është në natyrën njerëzore të gabohet, por kur gabimi është i pa qëllimshëm, është shumë më e letë edhe të përmirësohet. Megjithatë sa i përket Kuvendit Komunal, unë deri tashti kur po flasim nuk kam pas ndonjë vërejtje për lëshimet ose gabimet eventuale, të cilat kanë mund të ndodhin dhe të cilat kanë prekur direkt interesin e përgjithshëm qytetar. Nuk them se jemi të pagabueshëm dhe nuk do gabojmë kurrë, por megjithatë do të punojmë që edhe nëse eventualisht rrjedhe ndonjë lëshim, të mos jetë aq i madh sa të dëmtoj direkt buxhetin dhe imazhin e Komunës

 Cilat janë prioritetet e Komunës në përgjithësi dhe të Kuvendit në veçanti? A do të ia dilni ti përmbushni ato dhe si? 

Zhvillimi Ekonomik i Komunës, menaxhimi i mirë financiar çrrënjosja e korrupsionit dhe rikthimi i besimit qytetar në institucionet Komunale, janë faktorët që definitivisht ndikojnë në mirëqenën qytetare jo vetëm në Lipjan si nivel lokal por edhe në nivelin qendror. Dhe si të tilla mendoj që me plotë të drejt janë vendos si prioritet i Komunës në përgjithësi. E di që kjo frazë tashmë është e njohur për opinionin publik dhe ndoshta pak njerëz gjen sot që i besojnë këtij slogani. Megjithatë në Lipjan kjo po ndodh dhe për ta dëshmuar këtë unë do përmendi disa veprime të ndërmarra nga Kryetari i Komunës dhe nga Kuvendi Komunal.
Qysh në fillim të mandatit me propozimin e Kryetarit të Komunës, Kuvendi ka marr një vendim për të liruar të gjitha bizneset në territorin e komunës sonë nga taksa vjetore që këto biznese e kanë paguar, për ushtrimin e veprimtarisë afariste. Unë mendoj që ky është një hap i vogël i ndërmarrë nga Kryetari dhe i miratuar në Kuvend me qëllim të krijimit të një ambient lehtësues për bizneset, e që rrjedhimisht ndikon në zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik në territorin e Komunës
Pastaj në vitin që lamë pas, në një diskutim publik të Kryetarit të Komunës z. Imri Ahmeti, Kryetari publikisht ofron shpërblim nga 1000 deri 2500 euro për ata njerëz që me argumente e paraqesin korrupsionin në institucionet e Komunës. Mendoj që ky hap i kryetarit i ka dy veprime të cilat janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për çrrënjosjen e korrupsionit në institucione të Komunës. Një, edhe ata njerëz të cilët eventualisht kanë afinitet për tu korruptuar e që punojnë në Komunë, tani e tutje do ta kenë më të vështirë të ndërmarrin një hap të tillë, sepse shuma e cila është ofruar si shpërblim për lajmërim të korrupsionit nuk është edhe e vogël. Dhe e dyta, mendoj që një vendim i tillë i Kryetarit ndihmon në kthimin e besimit qytetar në institucionet e Komunës.
Në raportet e auditorit gjeneral, për vitet e kaluara çdo herë qeverisja lokale ka pas vërejtje rreth menaxhimit financiar. Përshembull për çdo vit është kërkuar nga Kryetari dhe Kuvendi që të miratojnë një rregullore ku do të përcaktoheshin kriteret për mënyrën e subvencionimit. Në fillim të këtij mandati (në fillim të 2014) me Propozimin e Kryetarit të Komunës z. Imri Ahmeti, Kuvendi ka nxjerr një rregullore ku përcaktohen kushtet dhe kriteret e ndarjes së subvencioneve dhe në vlera të larta të subvencionimit, kalohet në kompetencë të Kuvendit Komunal. Në këso rastesh vendimmarrja është kolektive dhe mënyra e shpenzimit të parasë publike është transparente e që rrjedhimisht zvogëlohet mundësia e keqpërdorimit.

 Migrimi është një vrragë e kohës së re në Kosovë. Të rinjë të shumtë po e braktisin edhe Komunën e Lipjanit , madhe raportohet se rrugën e migrimit e marrin edhe familje të tëra. A ka evidncë sa veta e braktisën ate gjatë dy apo tri viteve të fundit?

Fatkeqësisht është e dhimbshme t’i shohësh skenat ku njerëzit shtyhen kush më parë të hip në autobus për të ikur nga Kosova. Nuk kemi evidenca të sakta se sa janë nga Komuna e jonë por megjithatë edhe po të ishte një i vetëm, padyshim që është shumë shqetësuese.

Cka po e shkakton këtë migrim? Cilat mendoni se janë shkaqet kryesore?

Po t’i pyesësh ata njerëz që fundi i fundit po e rrezikojnë edhe jetën dhe shëndetin duke tentuar të kalojnë kufi ilegalisht, ata e thonë vetëm një gjë “nuk ka kurrgjë këtu, nuk besojmë që ka me u bë ndonjëherë diç”. Nga kjo thinje thjesht mund të nxirresh një përfundim të thjesht, këta njerëz e kanë humbur shpresën për një të ardhme më të mirë. Kush i ka kontribuar kësaj!? Unë mendoj që të gjitha këto vitet e pasluftës, por në veçanti këto vitet e pas shpalljes së pavarisë. Kur them vitet mendoj në disa faktorët kryesor që thjesht kanë shuar shpresat e njerëzve për një jetë më të mirë. Në njërën anë luksi i tepruar i qeveritarëve dhe në anën tjetër krimi i organizuar, korrupsioni, mos funksionimi i drejtësisë, gjendja e rëndë ekonomike, gjendje e rëndë në shëndetësi, në arsim etj etj. Unë përmenda disa faktorë por realisht mendoj që kanceri i shoqërisë sonë është Korrupsioni dhe Krimi i organizuar ekonomik. Po të mos jenë këto dyja, po të kishin punuar seriozisht qeveritë e më hershme për zhdukjen e këtyre dy fenomeneve unë besoj shumë që sot Kosova nuk do ishte vend i pa shpresë për këta njerëz që për çdo ditë po ikin, besoj shumë që Ekonomia e Kosovës do të ishte në gjendje më te mirë se sa tani, sepse bizneset nuk do t’ju nënshtroheshin shantazheve për të dhënë mito në mënyrë që të kryen punë. Besoj shumë që gjykatat do të punonin të pavarura dhe do ishin të lira në marrjen e vendimeve gjygjësore, nuk do shihnim skena të tilla çfarë po i shohim në shëndetësi dhe në fund nuk do shinim njerëz me diploma dhe alamet tituj akademik me një pikëpyetje të madhe nëse vërtet i kanë merituar ato.

Cka duhet bërë që të parandalohet migrimi? Si munden institucionet e komunës ta ndihmojnë hapjen e perspektivave për banorët e saj?

Po e përsëris, kjo gjendje është produkt i grumbullimit të problemeve dhe moszgjidhja e tyre për vite më radhë. Nuk besoj qe është në dorën e Institucioneve Komunale që të ndërpres një ikje të tillë të qytetarëve, sepse kjo e ka përfshirë gjithë vendin. Megjithatë Institucionet Komunale nuk guxojnë të rrinë duarkryq dhe të vëzhgojnë. Mendoj që të gjitha Komunat duhet t’i qasen drejt problemit të papunësisë e mbi të gjitha humbjes së besimit qytetar në Institucione. Për të parën, papunësinë, niveli lokal në këtë rast Komuna nuk ka shumë në dorë për të bërë, megjithatë mund të ndiqet rasti i Komunës së Lipjanit për bërjen e politikave të cilat krijojnë ambient të mirë për bizneset në sektorin privat. Ndërsa sa i përket rikthimit të besimit të qytetarëve ne Institucione Publike edhe Komunat mund të bëjnë mjaft shumë sepse konsideroj që janë më afër qytetarit dhe mundësit janë më të mira që të nërtohet një klimë e mirëbesimit, bashkëpunimit dhe bashkëqeverisjes në mes të pushtetit lokal dhe qytetarit.

Ishin aktuale protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje? Si I shihni këto protesta si pjesëtare e partisë në pushtet, LDK –së? LDK-ja ka dalur me qëndrimet se protestat e tilla e prishin imazhin e Kosovës?

Jo vetëm LDK por gjitha ambasadat e huaja në Kosove, madje edhe vetë qytetarët një ditë pas protestës s fundit, e kishin një mendim të tillë, që Kosovës nuk i duhet një imazh i tillë i keq. Unë nuk jam kundër protestave, realisht në Kosovë, për këto vitet e pas shpalljes së pavarisë, ka pas mjaft shumë vend për te protestuar. Sepse atë që nganjëherë qeveritarët nuk mund ta bëjnë e bënë zëri qytetar ose të paktën protestat qytetare janë një shtyllë e fortë për tu mbështetur në rastet kur qeveritarëve ju duhet të marrin vendime po them të rënda të cila mund t’i ballafaqojnë me bashkësinë Ndërkombëtare. Por këto protesta duhet të lihen apsulutisht në dorë të qytetarëve dhe kurrsesi nuk duhet të përzihet politika këtu. Për mendimin tim është absolutisht e drejtë kërkesa e nënave gjakovare për të shkarkuar z. Jabllanoviq, sepse fundi i fundit të gjithë u ndjemë të fyer nga deklaratat e tij. Këto protesta jo vetëm që kishin një qellim, shkarkimin e z. Jabllanoviq, por thjesht nga to duhet të merret mësim nga ata njerëz që të paktën marrin pagë nga parat tona, të mos e marrin guximin të na quajnë si të donë dhe pastaj të thonë më fal se se kam ditë me kënd kam të bëjë. Por çka ndodhi me pas kur LVV filloj të përzihet? Mendoj që filloj rrënimi i imazhit dhe qëllimit të protestës dhe këtë e dëshmon edhe tërheqja e nënave nga organizimet e LVV. Gjithçka u shëndrru ne politikë, madje u quajt edhe grusht shtet. Duke parë skenat e dhunës në protesta të vinë në mendje disa pyetje; A do të duhej të prishet imazhi i protestave qytetare që thjesht kishin një qëllim dhe u përkrahen gjithandej Kosovës? A do të duhej të merret si pretekst deklarata e një ministri serb për të rrënuar gjithçka që ndërtuam me parat tona, sepse mendoj që z. Jabllanoviq të sigurt e ka pas shkarkimin pas mbështetjes se madhe që i dhanë protestës qytetarët, para se LVV të përzihet me gurë. A duhet të merret si pretekst një deklaratë e tillë që të shkatërrohen bizneset private të investitorëve të huaj, deri sa ne shpresën e fundit e kemi në investimet e huaja për ta këndellur ekonominë tonë. A do të duhet të sulmohen më gurë e gjësende tjera Policia e Kosovë e cila thjesht ishte aty për ti siguruar edhe protestuesit? A mund të merret pushteti me dhunë në Demokraci!?
Janë disa pyetje të cilave ne duhet t’ju përgjigjemi dhe të marrim mësim nga to se si politika nuk duhet të shfrytëzoj rastet e pakënaqësive qytetare për t’i keqpërdorur ato për qëllimet e tyre politike.

Po a e prishin imazhin e Kosovës vjedhjet, korrupcioni, krimi I organizuar, nepotizmi, e besa edhe analfabetizmi që nuk I mungon institucioneve të Kosovës?

Definitivisht po, sepse produkt i vjedhjes, korrupsionit, krimit të organizuar, fenomenit të vendosjes në pozita udhëheqje të njerëzve jo meritor, janë skenat e fundit të migrimit ilegal të kosovarëve, e që ndoshta edhe për një kohë të gjatë do të mbesim vendi i vetëm në rajon i izoluar.

 Për Gjykatën speciale mendimet janë të ndara. Shumë politikanë e kundërshtojnë krijimin e një gjykate të tillë, por shumë e mbështesin? Pse kjo ndarje kaq e madhe përkitazi me një çështje kaq të ndjeshme?

Nuk e di dhe nuk dua të paragjykoj se cili mund të jetë motivi i atyre politikanëve që e kundërshtojnë themelimin e Gjykatës speciale. Por thjesht unë mendoj që kjo gjykatë është produkt i joni, sepse sikur të kish funksionuar mirë dhe drejt sistemi i drejtësisë, tani nuk do të ishte folur fare rreth kësaj gjykate. Tani më botërisht dihet për shumë raste që gjykatat tona nuk kanë mundur ti zgjidhin, raste te krimit të organizuar, raste të korrupsionit, raste të vrasjeve politike e shumë raste tjera të cilat detyrimisht na dërgojnë drejt krijimit të një gjykate të tillë.

 Cili do të ishte mesazhi juaj për lexuesit tonë?

Për të gjithë lexuesit tuaj, në veçanti për lexuesit banor të Lipjanit them se duhet ta ruani të drejtën e juaj në bashkëqeverisje me pushtetin, sepse pushteti është ai i cili duhet t’ju shërbej juve dhe jo e kundërta. Ju e keni të drejtën të i kontrolloni ata të cilët i keni zgjedhur duke e monitoruar punën e tyre, punën tonë.

A ke dicka për të shtuar?

Unë edhe një herë ju faleminderoj për mundësin e krijuar për intervistë dhe ju uroj punë te mbarë në realizimin e synimeve tuaja./InfoGlobi/

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...