Limaj: Vota kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, mundësi që kriminelet t’i ikin drejtësisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Zëvendëskryeministri i vendit, Fatmir Limaj ka reaguar pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Limaj përmes një reagimi ka thënë se vota kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol nënkupton më pak siguri e stabilitet në rajon, më shumë hapësirë e mundësi për krim të organizuar dhe mundësi që kriminelet t’i ikin drejtësisë.

Mospranimi i Kosovës në Interpol është lajm i keq për ata që duan më shumë siguri, paqe e stabilitet dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për partneritet në luftimin e krimit dhe rrjeteve terroriste.

Vota kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol nënkupton më pak siguri e stabilitet në rajon, më shumë hapësirë e mundësi për krim të organizuar dhe mundësi që kriminelet t’i ikin drejtësisë.

Shpallja si fitore e Serbisë për mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol shpërfaq edhe njëherë qartë së udhëheqja shtetërore serbe as nuk ka qenë dhe as nuk është për paqe, stabilitet, normalizim e bashkëpunim në rajon.

Në fakt Vuçiqi i ka thënë qartë arsyet se pse ata i frikësohen anëtarësimit të Kosovës në Interpol sepse kjo do t’ia mundësonte Kosovës t’i ndiqte të dyshuarit që kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...