Limaj: Sot u dëshmua një shumicë parlamentare

PUBLIKUAR

20140918144441972620

Kryetari i NISMa-s ka theksuar se pavarësisht gjendjes politike në të cilën po gjendet Kosova tani, Limaj nuk mendon se vendi po shkon drejtë një krize parlamentare.

Megjithëse kryetari i NISMA për Kosovës, Fatmir Limaj nuk ishte pjesë e seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi që ishte prezent në seancën gjyqësore për rastin ‘Kleçka’, ai komentoi për rrjedhën e seancës në Kuvend. E sipas tij, ajo që ka ndodhur sot në seancë ishte e pritur nga të gjithë dhe se sot edhe një herë është bërë e ditur shumica parlamentare.

Sipas tij, duhet të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje dhe vendit t’i kthehen institucionet. Por ai ka thënë se nuk është zgjidhje mbajtja e zgjedhjeve parlamentare edhe një herë.

“Tash pasi që PDK-ja e ka shfrytëzuar mundësinë dhe të drejtën e vet që i ka dhënë gjykata për të propozuar kandidatin e saj, u pa se nuk i kanë votat dhe duhet t’i ipet mundësia deputetët të gjejnë zgjidhje dhe kështu ta kenë një kandidat të pranueshëm ku do të votohet nga shumica e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, pavarësisht kush do të jetë ai…mendoj që është varianti më i keq i mundshëm, së pari s’ka nevojë sepse siç thash qartësisht dihet shumica, e dyta është e dëmshme për vendin që është shumë më e rëndësishme për vendin pastaj unë mendoj që ajo duhet të përjashtohet, unë mendoj që zgjidhja duhet të gjendet sepse ka mundësi për tu gjetur zgjidhja”, ka thënë ai.

Pavarësisht gjendjes politike në të cilën po gjendet Kosova tani, Limaj nuk mendon se vendi po shkon drejtë një krize parlamentare.

“Problemi i krizës parlamentare është kur asnjëra palë nuk ka mundësi dhe hapësirë për të formuar qeverinë, mungojnë shumica parlamentare. Në Kosovë nuk është kjo, nuk është ky rast, edhe sot është verifikuar një shumicë e pastër, ajo çka duhet të bëhet është të ketë vullnet më tepër, të pranohen realitetet politike, të pranohet demokracia parlamentare dhe deputetëve të iu ofrohet mundësia që sipas dispozitave kushtetuese ta gjejnë zgjidhjen e duhur dhe kështu të fillojë ndërtimi i institucioneve”, ka thënë ai.

Limaj këto komente i bëri pas ndërprerjes së seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, e cila nuk vazhdoj për shkak të ankesave nga ana mbrojtëse e të akuzuarve. Sipas këtyre të fundit, kolegji gjyqësor ka marrë rolin e prokurorit dhe nga ai kërkuan që të tërhiqet.

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...